HomeShowbiz

Dështimi ‘i suksesshëm’ i Bebe Rexha me grupin legjendar

Ëndrra jonë është që të takojmë personazhin publik që kemi më të preferuar. Dhe Bebe Rexha ia arriti këtij qëllimi në moshën 28-vjeçare!

Ajo pozoi dhe madje edhe tentoi të performonte me grupin e saj të preferuar nga adoleshenca, “Backstreet Boys”.

Image result for bebe rexha backstreet boys

Këngëtarja me origjinë shqiptare publikoi një video ku qëndron mes 5 djemve, që krijuan grupin më të dashur të viteve ’90.

“Sinqerisht djemtë më të mirë ndonjëherë. Vetëm sikur Bebja e re ta dinte që kjo do të ndodhte një ditë. Dështova tmerrësisht”, shkroi ajo në Instagram.

Ajo tenton të këndojë bashkë me grupin hitin “I Want It That Way”, por nuk mundet dot nga emocionet dhe bllokohet.

Të kuptojmë Bebe, ashtu do të ishim dhe ne!

Image result for backstreet boys


TË NGJASHME