HomeSport

Dështimi në Kupën e Afrikës, Kameruni shkarkon Clarence Seedorf

Pas dështimit në Kupën e Afrikës, Clarence Seedorf është shkarkuar nga pankina e përfaqësueses së Kamerunit. Tekniku holandez, dështoi në arritjen e objektivit të vendosur nga Federata Kamerunase e Futbollit dhe për këtë arsye ka ardhur edhe ndërprerja e marrëdhënieve mes palëve. Ka qenë Ministri i Sporteve ai që ka komunikuar largimin e tij duke deklaruar: “Ai s’është i aftë për këtë punë”.

Kujtojmë që Kameruni i mposht në fazën e 1/8-ve nga Nigeria. Seedorf u emërua në krye të Kamerunit në vitin 2017-të së bashku me ndihmësin e tij Patrick Kluivert duke zëvendësuar trajnerin belg Hugo Broos. Po atë vit, holandezi ishte në tratativa për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare, por atëherë presidenti Armand Duka ia besoi skuadrën italianit tashmë të larguar, Christian Panuchi.


TË NGJASHME