HomeSociale

Dështon gjyqi për vrasjen e Marvi Mihalit

Dështon sërish gjyqi për 4 të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihalit, ndërsa shkak u bë kërkesa e avokatëve e të të pandehurve, të cilët u shprehën të ofenduar nga fjala e babait të Marvi Mihalit.

Ky i fundit, gjatë seancës, u shpreh se avokatët ishin munduar gjatë gjithë procesit të shpëtonin disa kriminelë dhe rendin pas parasë. Ndër të tjera, Pavllo Mihali, kërkoi dënimin me nga 35 vite burg për secilin, si dhe paralajmëroi se nëse nuk vendoset drejtësi, do veproj Kanuni dhe Kurani.

Pas këtyre fjalëve, avokati Sokol Hazizaj, tha se ai ndihej i ofenduar nga këto fjalë dhe se nuk mund të vazhdonte më procesi, pasi ai ishte aty për të kryer një punë dhe nuk mund të cenohej për shkak të detyrës së tij.


TË NGJASHME