HomeShëndeti

Dështon në diet?! Ja ku ke gabuar

Gati 100 milionë të rritur vuajnë nga të mbajturit një dietë për të rënë në peshë, por thjesht nuk mjafton. Kjo nuk vlen vetëm për njerëzit që janë shumë kilogramë mbi peshë, por edhe për ato gra apo dhe burra që e tejkalojnë pak peshën normale të trupit dhe zgjedhin dietën si mënyrën më të shpejtë dhe efektive për të ardhur në formë. Të rënit në peshë është një proces shumë më kompleks dhe më poshtë do rendisim të gjitha arsyet kryesore përse dështoni gjithmonë me dietat.

Një nga problemet më të mëdha me dietat është se ato nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme. Studimet kanë treguar që pesha e humbur përmes dietave është e përkohshme sepse kthehet më pas.

Dieta mund të çojë gjithashtu në sjellje të çrregulluara të ngrënies.
Që një dietë të funksionojë duhet të shndërrohet në regjim e prej saj të merrni vetëm zakonet e shëndetshme të të ushqyerit.

Shumica e dietave i kushtohet injorimit ose shtypjes së urisë suaj. Në planin afatgjatë, kjo mund t’ju bëjë më pak të përgjegjshëm ndaj ndjesisë natyrore të urisë, e cila nga ana tjetër jua bën më të vështirë për ju të dëgjoni trupin tuaj dhe mbani nën kontroll peshën tuaj.

Stresi i dietës mund të shkaktojë sindromën e “ngrënies së tepruar”

Të qenët në një dietë, të ndaluarit veten për të ngrënë është shumë stresuese. Studimet kanë zbuluar se rritja e hormonit të stresit kortizoli lidhet me ngrënien e tepruar. Për më tepër, niveli i rritur i kortizolit gjithashtu mund të bëjë që niveli juaj i insulinës të rritet dhe sheqeri në gjak të bjerë, duke ju bërë të dëshironi ushqime me yndyrë e me sheqer.


TË NGJASHME