HomeLajmi i Fundit

Destinacion Shqipëria, kapet një sasi droge në Maltë

Një sasi kokaine që kishte destinacion Shqipërinë është kapur ne portin e Maltës. Mësohet se policia ka zbuluar 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport, me vlerë rreth 1- milionë euro.

Policia bën të ditur se droga u zbulua teksa po skanoheshin kontejnerët, dhe pas dyshimeve të para u bë një kontroll më me detaje.

Nga hetimi rezultoi se kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.