HomePolitikë

Detaje nga takimit Basha-Hoti: Vendimi ynë i parë është …

Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur sot vizitën e tij dy ditore në Kosovë, ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin Avdullah Hoti.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, Basha, përgëzoi qeverinë Hoti për masat e marra lidhur me përballimin e situatës nga Covid-19, të cilat siç tha ai e vendosin atë në krye të rajonit.

“Po ndjekim me shqetësim përparimin e pandemisë por jam i inkurajuar nnga paketa e masave qoftë në aspektin shëndetësor qoftë në atë ekonomik. Në këtë kuadër gjykoj se me paketën tuaj ekononmike, në raport me PBB e Kosovës, një paketë e tillë ju vë në krye të rajonit. Vendimarrja juaj dhe mënyra se si do të zbatohet është njnë shembull edhe për Tiranë.”, tha Basha.

Gjithashtu Basha theksoi se rëndësinë e rinisjes së dialogut me Serbinë dhe se kjo qasje parimore mund të ketë vetëm një përfundim njohje reciproke.

Bashaka deklaruar se një qeveri e drejtuar nga ai do të heqë menjëherë taksën e Rrugës së Kombit dhe traun e kufirit me Kosovën.

“Ju siguroj se te PD do të keni një partner të devotshëm. Një ndër vedimet e para të mija si kryeministër i zgjedhur në zgjedhjet e ardhshme do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit. Po kështu edhe një thellim i bashkëpunnimit në të gjithë fushat e tjera. Tirana ka vetëm një deryrë, të mbështesë qeverië dhe popullin e Kosovës.”, deklaroi Basha.


TË NGJASHME