HomeModa

Detaje parisiene për bukurinë dhe elegancën

Parisienet janë të njohura për stilin dhe elegancën e tyre. Ato na e kanë treguar vetë se çfarë duhet të dini për bukurinë, modën dhe çdo gjë tjetër të bukur. Më poshtë lexoni disa këshilla, pasi mund t’ju hyjnë në punë:

Parisienet pëlqejnë këpucët e rehatshme
Këpucët me taka të larta nuk janë zgjedhja e vajzave franceze. Nëse nuk kanë një darkë të rëndësishme ose një takim me një djalë, ato nuk preferojnë këpucët me taka të larta. Ato zgjedhin këpucë të rehatshme dhe elegante që do të jenë një ndihmesë gjatë ditës.

Ato preferojnë grimin natyral
Vajzat franceze e vlerësojnë shumë bukurinë natyrale sepse ato mendojnë se janë unike dhe duhet të qëndrojnë të tilla. Në përditshmëri ato përdorin thjesht një rimel, buzëkuq dhe asgjë tjetër.

Gjithsesi vajzat e duan buzëkuqin e kuq
Është e pamundur që një grua franceze të mos ketë të paktën një buzëkuq të kuq. Të gjitha vajzat e dinë se ai buzëkuqi i kuq sikur të transformon.

Modelet e flokëve janë gjithmonë të thjeshtë
Francezët nuk e ekzagjerojnë asnjëherë me modelet e flokëve. Një gjë që vlen të theksohet është se ato kujdesen shumë për flokët duket përdorur produkte të ndryshme, por kur vjen puna tek modelet ato zgjedhin thjeshtësinë gjithmonë.

Ato qëndrojnë larg markave luksoze me emër
Një franceze do të preferonte të blinte disa veshje të markave të panjohura, sesa një veshje të një marke luksoze.

Ato nuk marrin ngjyrë asnjëherë
Një franceze mban gjithmonë me vete krem mbrojtës nga dielli, një kalele dhe një bluzë me krahë të gjatë. Vajzat franceze mendojnë se nxirja e trupit të bën të dukesh më e madhe në moshë prandaj marrin masa.

 


TË NGJASHME