HomeLajmi i Fundit

Detaje të reja nga plagosja në Allias, ‘maskat’ grabitën vilën, plagosën me armë burrin dhe gruan

Plagosja në Allias ka qenë për shkak të një grabitje në shtëpinë e dy bashkëshortëve.

Disa grabitës me maska dhe me armë hynë në vilën në Allias duke tentuar grabitjen dhe plagosën burrin dhe gruan.

Disa persona të paidentifikuar hynë në vilën e personave të cilët kanë në pronësi edhe një furrë buke.

Petrit dhe Afërdita Laze janë dy personat të cilët mbetën të plagosur nga grabitësit, në shtëpinë e tyre në Allias.

çifti prej vitit 1995 jeton në Tiranë, janë me origjinë nga Skrapari.