HomeLajmi i Fundit

Detaje/ Tërmeti i fortë në Korçë, banorët dolën nga shtëpitë mes panikut

Tërmeti i fortë që shkundi Korçën mëngjesin e sotëm, ka nxjerrë jashtë shtëpive mes frikës dhe panikut banorët.

Lëkundja ka qenë shumë e fortë dhe është ndjerë në gjithë zonën.

Banorët me gjithë fëmijë kanë dalë jashtë shtëpive, duke pritur që situata të qetësohet.

Sipas të dhënave të para mësohet se ka pasur probleme në banesat që janë prekur më parë nga tërmeti i qershorit.

Kështu, dëme ka pasur në banesat e prekura nga tërmetet e tjera, pasi siç thonë vetë banorët, nëpër shtëpi u janë thelluar edhe më tepër çarjet e mureve. Probleme të tilla ka pasur në fshatrat Vidohove dhe Qafzez.