HomePolitikë

Detajet e darkës me Ramën në shtëpinë e Thaçit, rrëfehet Fatmir Limaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mbrëmjes së të dielës kishte ftuar për një darkështëpinë e tij të re, në periferi të Prishtinës, udhëheqësit e koalicionit qeverisës të vendit, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Takimin te Thaçi e ka bërë publik i biri i presidentit, i cili ka publikuar një fotografi.

Pjesë e kësaj darke ishte edhe zëvendëskryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj, i cili ka treguar gjatë emisionit “Pressing”  T7 disa detaje të kësaj darke.

Limaj ka treguar se në karrigen e zbrazët, që është parë në fotografi, ishte i ulur djali i Presidentit, Endrit Thaçi, duke i dhënë kështu fund dilemës se kush mund të ishte personazhi që shkrepi foton.

Në atë karrige ulej Endriti. Ai e ka bërë edhe fton që është bërë publike”, ka thënë Limaj.

Kryetari i Nismës ka thënë ndër të tjera se: “Shtëpia ishte e mirë. Ambienti i mirë dhe kaluam shumë bukur”.


TË NGJASHME