Kronikë Lajme

Detajet e reja nga atentati ndaj 26 vjeçarit

Dhjetëra gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, pas vrasjes së 26 vjeçarit Santiago Malko.

Viktima është qëlluar me breshëri plumbash, teksa ecte me makinën e tij.

Pasi është qëlluar me armë, makina ka vazhduar të ecë derisa është përplasur në një mur siç shihet edhe në pamje. 26 vjeçari ka pasur një pikë lotoje në Tiranë.

Pas vrasjes, autori ose autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke u zhdukur nëpër fshatrat në rrethinat e kryeqytetit.

Autorët kanë braktisur makinën e tyre tip “Mercedes Benz” në fshatin Ferraj duke i vënë zjarrin. Kjo u shërben atyre për të humbur gjurmët e krimit.

Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi me iniciale D.A. Hetimet për rastin vazhdojnë.

Related posts

Horoskopi i datës 14 mars 2019

Mila

I riu shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali. U shtyp për vdekje nga një…

Mila

Bleona Qereti feston ditëlindjen, zbulohet resorti luksoz ku po qëndron

Tatani
Na Kontaktoni!