HomeLajmi i Fundit

Detajet e rrëfyera në polici, tradhëtia që solli vrasjen e Zallbastarit

Fshati Bastar i Mesëm, i ndodhur në një zonë të thellë malore të Qarkut të Tiranës, është tronditur këto ditë nga një vrasje, ajo ndaj 34-vjeçarit baba i 3 fëmijëve, Arben Gjeci.

20-vjeçarja Elida Cani ka dhënë dëshmitë e para në polici, pas vrasjes së të dashurit të saj Arben Gjeçit, në Zall Bastar.

Ajo ka pranuar se kishte krijuar marrëdhënie jashtëmartesore me viktimën.

Vëllai i Elidës, Esat Cani ka pranuar në polici se ai është autori i vrasjes.

Ai ka rrëfyer se ishte bashkëshorti i Elidës, Dëfrim Kurti që kishte zbuluar tradhtinë.

Të dy të rinjtë kishin vendosur të mbanin nën vëzhgim 20-vjeçaren për ta kapur në flagrancë.

I kanë kapur në një kasolle dhe vëllai i Elidës e ka sulmuar 30-vjecarin Gjeçi me levë.

Babai i 3 fëmijëve ka marrë plagë të rënda në kokë nga të cilat gjeti vdekjenspital.

Trupi i tij u la në anë të rrugës ku u gjet nga kalimtarët.

Ishin mjekët që kanë kuptuar se viktima ishte vrarë, dhe nuk ishte aksidentuar, siç u tentua të fshihej krimi.