HomeLajmi i Fundit

Detajet nga aksidenti/ Kishin dalë për të festuar ditëlindjen, 18-vjeçari pa patentë

Zbardhen detaje nga aksidenti fatal që i mori jetën 2 vajzave 17-vjeçare, si dhe u plagosën 3 adoleshentë. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.

Mësohet se adoleshentët kanë qenë në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet, konkretisht të shtetases me inicialet L.M., 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital. Drejtuesi i mjetit me targe AA044 LN, Francesk Shaba, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat dhe pemët anës rrugës.

Për pasojë dy vajzat humbën jetën, ndërsa të plagosur mbetën shoferi, shtetasja me inicialet L.N., dhe 14-vjeçari me inicialet O. M.,. Drejtuesi, ishte pa patentë, ndërsa ia kishte marrë makinën babait të tij. Pak pas aksidentit 18-vjeçari ka dale nga makina dhe pasi ka bërë disa hapa, është rrëzuar përtokë dhe ka humbur ndjenjat. Momentalisht i riu ai ndodhet në gjendje shoku në spitalin e Traumës bashkë me dy të plagosurit e tjerë.

Zbulohet identiteti i plotë i dy vajzave adoleshente që humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në Bërzhitë të Tiranës.

Bëhet fjalë për dy 17-vjecaret Denada Tarja dhe Suada Seranin.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’ me targa aa044 LN, Francesk Shaba si dhe dy adoleshentë të tjerë, shtetasit me inicialet O. M., 14 vjeç dhe L. M., 14 vjeç, të cilët ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.