HomeLajme

Detajet që tradhëtuan Mark Zukenberg para Senatit Amerikan, flasin ekspertët e gjuhës së trupit

Facebook , rrjeti social më i përdorshëm nga e gjithë bota, është fajtor për shkeljen e privatësisë. Mark Zukenberg themeluesi i kësaj platforme u përball me senatorët amerikanë në një seance prej 5 orësh, ditën e martë.
Zukenberg u vendos përballë përgjegjësisë për shkeljen më të madhe në histori.
Ajo që tërhoqi vëmendjen së teprmi sipas ekpertëve te gjuhës së trupit ishte fakti që themeluesi I Facebook ishte ulur mbi një jastëk 10cm të lartë gjatë kohës që u morr në pyetje.
Jastëku I dha Zukenberg pamjen e një njeriu me të gjatë (duke ditur që është 170 cm ) gjatë përballjes së tij më të rëndësishme. Sipas burimeve thuhet se jastëku kishe qellim rehatinë e Zukenberg gjatë marrjes në pyetje, sesa ta bente atë që të dukej më I gjatë . Megjithatë, efekti I dhënë në një vend si Kongresi ku e bën të hetuarin të duket I vogël dhe I ekspozuar, ishte vetem nje efekt optik.
Mark u kujdes për cdo detaj gjatë kësaj seance duke përfshirë edhe kostumin e errët që e zëvendësoi me bluzat e tij gri.

Sipas mediave Zukenberg kishte edhe nje bllok shënimesh në të cilën ishin të shënuara pyetjet që ai I priste dhe strategjinë e pergjigjeve të tij. Gjatë seancës ai pranoi fajësine dhe kërkoi ndjesë përdoruesve të Facebook për shkeljen e privatësisë së tyre duke u vjedhur të dhënat . Ai gjithashtu kërkoi falje për lajmet e rremë , gjuhën e urrejtjes dhe ndërhyrjen e mediave ruse në zgjedhjet e vitit 2016/living.al


TË NGJASHME