HomeShowbiz

Detaji surprizues në klipin e Norës dhe Erës, zbuloni çmimin marramendës të maces

Ditën e djeshme dy motrat me origjinë Kosovare, Nora dhe Era Istrefi, publikuan këngën e tyre të parë bashkë. Pas 24 orësh në kanalin e ‘Youtube’, projekti numëron 1 milionë klikime, shifër kjo që tregon dhe suksesin e tyre.

Kënga është me ritëm dhe ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte dhe paraqitja e Norës dhe Erës në videoklip. Por përveç videoklipit modern, në të është vënë re dhe një detaj i cili ka shpëtuar shumicës së shikuesve.

Në njërën prej skenave të xhiruara Nora Istrefi shfaqet së bashku me një mace ngjyrë gri, e cila kombinohet me ngjyrën e veshjes që këngëtarja ka bërë, por a e kishit menduar se sa kushton ajo?

Macja e përfshirë në videoklip është e racës ‘Ashera’ dhe konsiderohet si macja më e shtrenjtë në botë. Raca ‘Ashera’ është në krye të renditjes së racave të maceve luksoze dhe me një çmim që varion mes 20,000 dollarë dhe 100,000 dollarë.

Nëse deri tani kishit menduar se klipi ka qenë ndër më të kushtueshmit, atëherë duhet të dëgjonit me patjetër dhe çmimin e maces në videoklipin e dy motrave Istrefi.


TË NGJASHME