HomePsikologji

Deti, ilaçi më i mirë në botë

Deti është një kurë e vërtetë për shumë sëmundje.

Sjell përfitime dhe lehtësime në rrugët e frymëmarrjes si:

Alergjitë respiratore, Sinusin, Astmën, Rikuperimin nga ftohjet dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes. Problemet e shkaktuara nga pirja e duhanit. Ndikimet nga agjentë kimikë

Përmirëson dëmtimet dhe dhimbjet e kockave si:

Zhvendosjet, Shtrembërimet, Thyerjet, Artrozën, Dhimbjet, Osteoporozën, Spondilozën, Sëmundjet reumatike

Deti, zvogëlon alergjitë e lëkurës si:

Psoriasis, Ekzemën, Pezmatimin e lëkurës, Puçrrat në fytyrë

Me veçoritë që ka deti, përmirësohen sëmundjet e anemisë, sëmundjet gjinekologjike, hipotiroidizmi dhe limfatizmi. Vlen të theksohet se, deti gjithashtu ndihmon në luftën kundër depresionit.

Zvogëlohet ruajtja e ujit.

Uji i detit përmban një përqendrim të kripërave minerale. Lëngjet e tepërta eliminohen përmes lëkurës, urinës dhe osmozës. Kjo bën që këmbët të duken në mënyrë të shkëlqyer.

Eliminon kilet e tepërta.

Në periudhën e plazhit, trupi duket i thatë dhe, edhe pse hani më shumë, humbni peshë. Kjo ndodh sepse metabolizmi funksionon mirë.

Përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut.

Presioni i ujit në trup, temperatura dhe lëvizja e ujit, bëjnë që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë.

Përmirëson tonifikimin e muskujve.

Noti është një ilaç për të gjithë trupin. Relakson muskujt tuaj, duke hequr stresin. Shpërndan kontraktimet e grumbulluara. Përmirëson lëvizjen në nyjet e bllokuara.


TË NGJASHME