HomeShowbiz

Detyra e parë si kryebashkiak, Erion Isai surprizon maturantet e Kolonjës

Aktori i njohur i humorit Erion Isai u zgjodh drejtuesi i Bashkisë së Kolonjës për 4 vitet e ardhshme. Mirëpo me marrjen e detyrës së re, Erioni ka vendosur së pari që të surprizojë gjithë maturantët e Kolonjës.

Së bashku me bashkëshorten e tij kanë vizituar gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi’ në Kolonjë në mbrëmjen e maturës dhe i ka dhuruar të gjitha vajzave nga një byzylyk me lule që është traditë për maturën.

Suksese yje të maturës 2019 të shkollës “Petro Nini Luarasi” Kolonjë. Në fund të studimeve. Kolonja ju pret!”, ka shkruar ai bashkangjitur fotove.


TË NGJASHME