HomeSociale

Devijohet trafiku në Tepelenë, shkak punimet për bypass-in e jugut

Prej datës 20 shkurt 2019, trafiku i automjeteve për rrugën nacionale GjirokastërTepelenëTiranë do të zhvendoset në Tepelenë.

Shkak janë bërë punimet qe po zhvillohen për ndërtimin e Bypass-it të Jugut.

Kalimi i i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese.

ARRSH paralajmëron se çdo automjet i ndaluar, apo i parkuar përgjatë këtij aksi do të ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor!


TË NGJASHME