HomeShowbiz

Dhimbja për Vanessa Bryant nuk ka fund, “Pse unë zgjohem në mëngjes dhe Gigi jo?”

Më 26 Janar legjenda e basketbollit Kobe Bryant së bashku me të bijën 13 vjeçare humbën jetën teksa helikopteri që ata po udhëtonin humbi ekuilibrin duke u përplasur në tokë, ku fatkeqësisht asnjë prej 9 anëtarëve që ndodheshin në bord nuk mundi të mbijetojë.

Bashkëshortja e Kobe, Vanessa duket se e ka të vështirë ta pranojë humbjen e madhe në familjen e saj dhe herë pas here në llogarinë e saj në Instagram poston fjalë zemre për bashkëshortin dhe vajzën që u larguan kaq shpejt nga kjo botë, duke lënë boshllëk në familjen tashmë prej 4 anëtarësh; Vanessa dhe tri vajzat.

Pak orë më parë Vanessa ka bërë një postim të ndjerë ku shpreh pamundësinë për të pranuar humbjen e vajzës Gigi dhe bashkëshortit Kobe.

“Truri im refuzon të pranojë se Kobe dhe Gigi kanë ikur. Nuk mund ta pranoj për të dy. Po mundohem të kuptoj se Kobe ka ikur, por trupi im refuzon të pranojë se Gigi nuk do të kthehet më. Më duket gabim. Pse duhet të zgjohem unë në mëngjes kur vajza ime nuk do ta ketë më kurrë atë mundësi. Jam shumë e inatosur. Ajo kishte shumë për të jetuar. Por më pas kuptoj që do të më duhet të bëhem e fortë për tre vajzat e mia. Jam e inatosur që nuk kam më Kobe dhe Gigi, por jam falenderuese që kam këtu Natalian, Biankan dhe Capri. E di që gjithçka që ndjej është normale, është pjesë e proçesit. Thjesht doja ta ndaja me ju në rast se po përjetoni diçka të ngjashme. Zot, sikur ky makth të mbaronte. Po lutem për gjithë viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme”; ka përfunduar zonja Bryant postimin e saj të trishtë.


TË NGJASHME