HomePolitikë

Dhimbje, ceremonia e lamtumirës për familjen Lala në Durrës. Meta e Rama në homazhe

Dhimbja nuk ka kufi në Pallatin e Kulturës në Durrës, që sot është i veshur i tëri në zi.

Britma, lot e vaj që të këput shiprtin, ku familjarët e të afërm, por edhe shumë të panjohur përcjellin në banesën e fundit anëtarët e familjes Lala të vdekur nën rrënojat e tërmetit tragjik.

Untitled

Në homazhe marrin pjesë presidenti i vendit, Ilir Meta. Ai është i pranishëm në homazhet për anëtarët e familjes Lala që humbën jetën si pasojë e tërmetit.

Në homazhe është edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ka vendosur lule në korridorin e mbushur me arkemortët për gjithë anëtarët e familjes. I vetmi që shpëtoi ishte 17-vjeçari, që mundi të jetonte gjallë dhe u nxorr nga rrënojat.

Postimi i Rames 

#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????

Durrës, Pallati i Kulturës – ÇFARË DHIMBJE përballë fotove të vogëlushëve që humbën jetën nën trupin e nënës që u shemb përtokë nga goditja fatale e peshës së shtëpisë së shembur?

Zoti e bëftë të lehtë dheun e 8 viktimave të familjes Lala??????????

Familja Lala, me orgjinë nga Kukësi dhe e vendosur prej rreth një viti në një vilë 4- katëshe në zonën e ish-Kënetës, pësoi tragjedinë më të madhe nga tërmeti që rrënoi Durrësin mëngjesin e së martës.

Nëntë persona humbën jetën, ndërsa vetëm djali 16-vjeçar arriti të mbijetonte nën rrënoja deri në momentin që u nxor nga forcat e kërkim-shpëtimit.

Ilir Lala, person me aftësi të kufizuara, ishte i fundit që u nxor nga rrënojat e vilës, e cila u shemb totalisht nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë.

VIKTIMAT

1. Marjeta Lala 31 vjeçe
2. Emilio Lala 6 vjeç
2. Dionis Lala pa mbushur 2 vjeç
3. Dionisa lala pa mbushur 2 vjeçe
4. Amelia Lala 10 vjeçe
5. Griselda Lala 22 vjeç
6. Sadete Lala 50 vjeçe
7. Selvie Lala 74 vjeçe
8. Arjela Lala 5 vjeçe
9. Ilir Lala 52 vjeç


TË NGJASHME