HomePolitikë

“Dhimbje…”/ Reagon Rama, Meta dhe Xhaçka për aksídentin tragjík në Bullgari

Nga përditësimet e fundit rreth aksídentit traágjik në Bullgari, mësohet se numri i víktimave është 45 dhe jo 46 siç ishin raportimet e para nga mediat e huaja.

Në autobusin me targat maqedonase kanë qenë gjithsej 52 persona, mes të cilëve 12 fëmijë, 2 shoferët me kombësi maqedonase dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare.

Lidhur me këtë aksídent të rëndë kanë reaguar edhe krerët e shtetit shqiptar, Rama, Meta dhe Xhaçka.

Kryeministri Rama shkruan:

“S’ka fjalë për tragjédinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje”

Reagimi i Presidentit Meta:

“Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksïdentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut. Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe  autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!”

Reagimi i ministres Xhaçka:

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksídentit trágjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të víktimave dhe shërim të shpejtë të plágosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë!”


TË NGJASHME