HomeLajmi i Fundit

Dhjetëra pallate dhe familje të prekura nga tërmeti, qarku i Lezhës bën bilancin e dëmeve

Në qarkun e Lezhës grupet e inspektimit në terren kanë bërë vlerësimin e dëmeve nga tërmeti, deri në orën 12 të mesditës së sotme.

Më poshtë shihni listën e dëmeve:

-Bashkia Kurbin

Janë verifikuar 18 pallate, me nga 20 familje si dhe rreth 80 banesa, në njësitë administrative Laç, Mamurras, Fushë-Kuqe dhe Milot, të dëmtuara. Janë hapur dy qendra akomodimi në qytetin e Laçit dhe Mamurrasit, me rreth 30 çadra dhe janë akomoduar mbi 250 banorë, të cilët janë trajtuar me ushqim, veshmbathje dhe ngrohje. Kontribut dhanë MM dhe Word Vision.

-Bashkia Lezhë

Janë verifikuar 15 pallate, me nga rreth 15 familje si dhe rreth 120 banesa në njësitë administrative Lezhë, Shëngjin, Shënkoll, Zejmen, Kolsh, Balldre, Dajç, Blinisht, Kallmet, Ungrej. Janë hapur 4 qëndra akomodimi, ku janë sistemuar rreth 250 qytetar në qytetin Lezhës (palestra e gjimnazit, 10 çadra).

-Bashkia Mirditë

Janë evidentuar rreth 30 banesa në qytet dhe në njësitë administrative, me dëmtime serioze, me rrezikshmëri në jetën e banorëve. Situata është e rënduar në këto banesa, nga fakti së tërmetet e mëparshme kanë thelluar shkallën e dëmtimeve. Janë akomoduar në palestrën e qytetit rreth 50 banor, duke ju afruar ushqim, ngrohje dhe përkujdesje.

Raportohet se qytetarët e prekur nga tërmeti në Lezhë po punojnë që të strehohen tek të afërmit ose komshinjtë.