HomeLajmi i Fundit

Dhjetëra të vrarë në Siri, OKB thirrje për armëpushim

Kombet e Bashkuara bënë thirrje për shtensionimin e situatës në veriperëndim të Sirisë, pasi luftimet midis forcave qeveritare dhe opozitare atje lanë dhjetëra civilë të vrarë ose të plagosur. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, iu bëri thirrje të gjitha palëve që t’i kthehen armëpushimit, i cili mbulon pjesë të kontrolluara nga opozita në provincat Idlib, Alepo dhe Hama.

Aktivistët thanë se 43 luftëtarë dhe pesë civilë u vranë vetëm të hënën. Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se së paku 27 civilë janë vranë dhe 31 janë plagosën që nga 29 prilli, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. Dy struktura mjekësore gjithashtu thuhet se u dëmtuan nga sulmet ajrore.