HomePolitikë

Dhoma e Ulët revokon urdhrin e Trump për murin

Dhoma e Ulët e Kongresit Amerikan miratoi shfuqizimin e DekretitEmergjencës për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.

Rezoluta u miratua me 245 vota kundrejt 182 përfaqësuesve të tjerë që votuan kundër.

Demokratët kanë shumicën në dhomën e përfaqësuesve.

Por rezoluta pritet të mbështetet edhe në senat ku shumicën e kanë republikanët e Presidentit Trump.

Shumë prej tyre kanë paralajmëruar se do të bashkojnë votat me demokratët.

Presidenti Donald Trump nënshkroi Dekretin e Emergjencës më 15 Shkurt, duke marrë kompetenca për financimin e projektit të tij për murin prej 5.7 miliardë dollarë, të cilën kongresi ia kishte refuzuar.


TË NGJASHME