HomePolitikë

Dhuna ndaj dy protestuesve, reagon për herë të parë Rama

Kryeministri Edi Rama nga Kurbini ka reaguar ndaj videos së publikuar nga ish-lideri Sali Berisha, i cili akuzoi policinë se dhunoi dy protestuesit Ymer dhe Erion Çela, ndërsa pamjet e publikuara nga ministri Lleshaj tregonin se u dhunuan barbarisht nga protestuesit e tjerë.

Ai tha se Berisha gënjeu, ndërsa shtoi se si mundet një demokrat i ndershëm të përzihet me turma të tilla.

E patë c’ndodhi dje dhe e patë c’ndodhi sot se si plaku që i mban lidhur, nxori në sytë e të gjithëve sikur dy protesuesit e djeshëm u masakruan nga policia, në fakt ishin masakruar nga ata vetë, huliganë me shkopa hekuri që iu shkaktuan gjithë ato dëmtime mu në mes të protestës.

Si mund të shkojnë njerëzit, të përzihen në turmë ku disa vijnë me shkopa hekuri, gjithmonë e më pak do të jenë, sepse nuk meritojnë e gjithë demokratëve që kanë një jetë të ndershme që nuk duan që Shqipëria të kthehet pas. Natyrisht që janë pak e do jenë gjithnjë e më pak, ne jemi shumë e do jemi gjithnjë e më shumë. Ata janë shumë dembelë, përtacë nuk e duan punën, po ta donin do e kishin bërë. I është dhënë rasti dy herë të drejtojnë Shqipërinë dhe e lanë dy herë më keq se ce gjetën.”, u shpreh Rama.


TË NGJASHME