Lajme Sport

Dhuna në derbi, arrestohet një tifoz dhe dy të tjerë shpallen në kërkim

Ditën e djeshme, u luajt në “Selman Stërmasi”, derbi i zjarrtë i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Rreth një orë para fillimit të ndeshjes, ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar mes dy tifozerive, që u shua vetëm me ndërhyrjen e forcave të policisë.

Sot, sikurse njofton Drejtoria vendore e Policisë Tiranës, raporton se është arrestuar nje tifoz me emrin Elton Bande, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, ky tifoz ka qenë me arrest shtëpie, por e ka thyer këtë dhe ka shkuar në stadium. Bande ka qenë një tifoz i Tiranës dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit.

Njoftimi i policisë:

“9 të proceduar për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndër ta, 1 i arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit:

– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra ky shtetas rezultoi me masë sigurie “Arrest shtëpie”, të cilën e kishte thyer duke dalë nga banesa.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”, shtetasit:

– M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë;

– A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;

– Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë;

– B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë;

– G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë;

– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit. Gjithashtu dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Related posts

Elisa Spiropali sulmon Haradinajn

Mila

Zhapaj niset drejt Tiranës, plagos në spital pas sherrit në Levan

Klaudia gotanews

“FIFA The Best”/ Përcaktohen finalistët, garë e zjarrtë për të gjitha çmimet

igligota
Na Kontaktoni!