HomeSociale

Dhuna në Komisariat, reagon ish-deputeti

Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës njoftoi në media se ka nisur procedim penal për 6 ish-deputetë të Partisë Demokratike, me dyshimin se ishin përfshirë në përplasje fizike me punonjës policie brenda drejtorisë së Policisë së Tiranës natën e 16 shkurtit, nga selia e PD-së sot u dha një version për ngjarjen.

Megjithatë në emisionin Opinion, ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka treguar detaje të reja për këtë përplasje. Sipas tij që nga prokurori dhe drejtuesit më të lartë të policisë ngrinin shëndete për shefin e madh

Enkelejd Alibeaj: Në 16 shkurt, protesta e parë e opozitës. Menjëherë pasi u mbyll protesta, u sulën falangat e policisë për të arrestuar qytetarët. Ne në këtë ditë, 16 shkurt ishim me mandat. Kur shkon atje duhet të prezantohesh. Iu thamë se kemi ardhur për të kërkuar informacion. Ishim deputet, në bazë të ligjit deputeti ka detyrimin kushtetues që sa herë ka shkelje të ligjit të shkonim dhe të trokisnim. Ne kërkonim një informacion, nga drejtori i policisë së Tiranës. Flamur Noka ishte nën kryetar i Komisionit të Sigurisë, kalojnë disa minuta dhe nuk na dhanë asnjë informacion. Kaluan dhe një orë, i kemi çuar dhe mesazh në telefon që donim të takonim drejtorin e Policisë së Tiranës.

Furgonat mbushnin dhomat e paraburgimit. Ne na u mohua e drejta jonë kushtetuese për të marrë informacion, pasi kaluam me përpjekje dhe pengesë. Iu kam treguar kartën e deputetit. Shkojmë sipër, trokasim në derë. Ç’të shohim, tavolina që ishte e mbushur me Vodka, uiski dhe Redbull. Aty ishte dhe drejtori i Përgjithshëm i policisë, Kol Hysenaj prokurori. Të gjithë këta, me vodka, me uiski dhe Redbull ngrinin shëndete për shefin e madh. Në një vend ku ka shtet, drejtori i policisë së Tiranës kishte detyrim të na priste. Dhunë ndaj qytetarëve, shoqërime dhe arrestime./ Opinion.al


TË NGJASHME