HomePolitikë

Dhuna në protestë/ Sekretari i PD-së në prokurori për padinë ndaj Lleshajt

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paraqitur ditën e sotme në Prokurori, pasi u thirr për padinë që PD-ja ka bërë kundër ministrit të Brendshëm Sandër Leshaj dhe policisë. PD-ja e paditi Lleshajn pas protestës së 16 Shkurtit, për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe helmimin me gaz.

PD-ja theksonte se ka paditur ministrin Lleshajn dhe disa punonjës të policisë për shpërdorim detyre.

Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht.”, thuhet në letrën shoqëruese qe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës.


TË NGJASHME