HomeLajmi i Fundit

Dhunë në familje, arrestohen 2 vlonjatë

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme dy persona, të akuzuar për dhunë. Mësohet se është arrestuar shtetasi G. A., 56 vjeç, banues në Vlorë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij (bashkëshortes së vëllait) për motive të dobëta.

Në pranga ka rënë gjithashtu shtetasi I shpallur në kërkim F. K., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Ndërkohë vijon puna për parandalimin e rasteve kundër dhunës në familje.