HomeLajmi i Fundit

Dhunë në familje, arrestohet kryefamiljari

dhune

Një 57-vjeçar nga Elbasan ka rënë në prangat e policisë pasi ushtronte dhunë dhe e kërcënonte me armë të ftohtë bashkëshorten e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 57 vjeç, banues në Elbasan.

Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka kanosur bashkëshorten e tij me armë të ftohtë thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.