HomeLajme

Dhunë në shkollë, 5 minorenë në hetim

Pesë persona të mitur janë në hetim në gjendje të lirë në Cërrik, pasi kanë dhunuar bashkëmoshatarin e tyre duke e plagosur pas një sherri për motive të dobëta. Video e dhunës u publikua në mediat sociale.

“Në lidhje me videon e publikuar ku disa nxënës ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, shtetasit:

M. P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, në ambientet e një shkolle, jashtë orarit të mësimit”, tha policia.


TË NGJASHME