HomeLajmi i Fundit

Dhunoi bashkëjetuesen, kapet 47 vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Fierit ka ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim nën akuzën e “Dhunës në familje”.

Stetasi R.P, 31 vjeç, banues në Roskovec, ishte shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit Z.P, 69 vjeç.

Sakaq, shtetasi A D, 47 vjeç, banues në Fier, ishte dënuar me “arrest me burg” nga  Gjykata e Apelit Vlorë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Xh.D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.