HomeLajmi i Fundit

Dhunoi dhe grabiti dy gra, arrestohet shqiptari

Një shqiptar 24 vjeçar, shoqëruar nga dy minorenë kanë sulmuar dy gra me të cilat shqiptari ishte njohur online.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u vu në pranga, ndërkohë që dy të vegjlit është dërguar në institucionin për të mitur.

Një grua telefonoi policinë ku bënte thirrje për ndihmë pasi shtëpia e saj ishte grabitur.

Sipas mediave italiane, kur policia arriti në vendngjarje, gjeti dy gratë në gjendje shoku, me disa shenja në trupat e tyre. Ndonëse ishin në panik, ato dëshmuan për policinë se disa djem që njohën online trokitën në derën e tyre dhe i sulmuan.

Në vetëm pak minuta, ata u larguan me disa qindra euro. Arratisja nuk zgjati pasi policia italiane arriti të kapte dhe arrestonte djemtë, identiteti i të cilëve nuk dihet.