HomeSociale

Dhunoi turistët spanjollë, Apeli rrëzon kërkesën e Mihal Kokëdhimës

Gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur të lërë në burg Mihal Kokëdhimën, pronarin e restorantit që dhunoi turistët spanjollë, e që më pas IKMT e shëmbi brenda 6 orësh pasi rezultonte pa leje. 

Vendimi është marrë dje në një seancë me dyer të mbyllura, nga Gjykata e Apelit Vlorë e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest ne burg” për 51 vjeçarin.

Studioja ligjore që përfaqësoi Mihal Kokëdhimën gjatë seancës për masën e sigurisë, në Gjykatën e Shkallës së parë në Vlorë, nuk do ta mbronte më 51-vjeçarin.

Nuk dihen arsyet apo i kujt ishte vendimi, por dukej se Kokëdhima do të përfaqësohej me tjetër avokat për çështjen e tij, që u apelua.

Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Vlorës, e cila dha “Arrest në burg”, avokatët e tij e quajtën të padrejtë vendimin dhe e apeluan, por sipas vendimit, ai do te vijoje te qendroje ne burg.


TË NGJASHME