HomeLajme

Dhunoi vëllain, arrestohet i riu në Fushë-Kruja

Një 27-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se kanosi me thikë vëllain. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet B M., banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke e kanosur me thikë vëllain e tij, shtetasin me incicialet T. M.

Por falë ndërhyrjes së policisë, u bë e mundur parandalimi dhe përshkallëzimi i dhunës në familje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë.


TË NGJASHME