HomeLajme

Dhunon mjekun, arrestohet 32-vjeçari

policia

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Peqin, pasi ka dhunuar mjekun e spitalit të këtij qyteti.

Policia sqaron se ka vënë në pranga shtetasin A. K., i cili ka qenë nën efektin e alkoolit, kur ka goditur mjekun Ylli Topi.

Njoftimi i policisë:

Peqin
Godet mjekun e spitalit në Peqin, vihet nën pranga nga Policia 32-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Peqin. Ky shtetas ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME