HomeLajme

Dhunonte ish-gruan dhe djalin e mitur, ja si e pëson 43-vjeçari

Një 43-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ushtronte dhunë ndaj ish-bashkëshortes por edhe djalit të tyre të mitur. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Bulqizë.

Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet I.M., u arrestua në banesën e tij, pasi në mënyrë të vazhdueshme e në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish/bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME