HomeLajme

Dhunonte nënën, arrestohet 54 vjeçari

Në qytetin e Korçës është vënë nën pranga një shtetas i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Shtetasi me iniciale N.L, 54 vjeç, banues në Korçë, është arrestuar në banesën e tij pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, shtetases G.L, 79 vjeç.

Shtetasja është pajisur me një urdhër-mbrojtje nga Gjykata e rrethit të Korçës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME