HomeLajmi i Fundit

Dhunuan me shkop bejsbolli një person, arrestohen babë e bir

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, babë dhe bir pasi dyshohet se kanë plagosur rëndë një person.

Mësohet se shtetasit Albert dhe Roland Lazari, kanë rrahur shtetasin Bashkim Allhidri në lagjen “11 Nëntori” duke e qëlluar disa herë me forcë me shkop bejsbolli.

Nuk janë të qarta rrethanat e konfliktit me pasojë plagosjen e rëndë të këtij shtetasi, ndërsa policia ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar.