HomeShowbiz

Dhurata që surprizoi Orindën

Festat e shumëpritura të dhjetorit janë periudha më e bukur e vitit. Çfarë i bën këto ditë të veçohen nga festat e tjera janë dekori shumëngjyrësh, zjarri në oxhak, dhe gjithë detajet e tjera që i japin kuptim kësaj periudhe festive.

Çifti shumë i dashur nga publiku, Orinda Huta dhe Turjan Hysko, nuk mbetet prapa kur bëhet fjalë për të shprehur dashuri në familje, sidomos gjatë Krishtlindjeve. Moderatori i njohur ka surprizuar bashkëshorten e tij me një dhuratë tepër speciale.

 

Ai ka vendosur t’i dhurojë një unazë në të cilën ishte gdhendur një thënie: “Më të mirat s’kanë ardhur ende”! Ky është mesazhi domethënës që Turi ka për Orindës, ndërsa ajo ia kthen: “E di! Dashuria e jetës sime”!

Tashmë mbetet veç të hamendësojmë qe kjo e mirë është një beb i bukur dhe i shëndetshëm, i ardhur si fryt i ndjenjave të tyre.  Çifti u martua në korrikun e vitit të kaluar, dhe ata e kanë shprehur shpesh edhe në media se një fëmijë është gjithçka duan në këtë fazë të jetës së tyre.

 


TË NGJASHME