HomePolitikë

Dialogu për njohje reciproke, Hoti: Sot fillon draftimi i marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.

“Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje”.

Në një status në “Facebook”, Hoti shkruan se refuzimi ndaj dialogut në të shkuarën i ka lënë të izoluar por se ai tani po ushtron autorizimet kushtetuese pa asnjë ndërhyrje.

“Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë”, ka shkruar Hoti.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME