HomeSociale

Dibër, 35 vjeçari bie nga shtylla e tensionit të lartë

Një 35 vjeçar ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë në Dibër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zerqan.

“News 24”, bën me dije se shtetasi Rogert Ceka, është dërguar me urgjencë me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se 35 vjeçari ka rënë nga shtylla aksidentalisht, ndërsa mësohet se nuk është me profesion elektricist.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes.


TË NGJASHME