HomeLajme

Dibër, mësuesja godet me makinë 62-vjeçarin, përfundon në pyll

Një 62 vjeçar nga fshati Dovolan i Dibrës u aksidentua rëndë nga një automjet që lëvizte në drejtim të Peshkopisë.

Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se 62-vjeçari ka qenë duke kullotur bagëtinë teksa qëndronte në cep të rrugës kur është goditur nga automjeti që drejtohej nga një mësuese.

Makina ka përfunduar në pyll pas goditjes. 62-vjeçari dhe drejtuesja e mjetit janë dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Dibrës në gjendje të rëndë.

Ndërkohë vëllai i të aksidentuarit shprehet se nuk di rrethanat e aksidentit, ndërsa të dy të plagosurit ndodhen në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e vërteta të këtij aksidenti.


TË NGJASHME