HomeLajmi i Fundit

Dibër, rrezikonte të binte në humnerë, shpëtohet shoferi turk

Policia Rrugore e Dibres në bashkëpunim me disa banorë të zonës kanë ndihmuar një shofer turk, pasi rrezikonte të binte nga një humnerë.

Në vendin e quajtur ura e “Doçit” në Kastriot të Dibrës, nga ora 18:00 deri në orën 23:30, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe tre banorëve të zonës i është dhënë ndihmë një drejtuesi mjeti me inicilaet M.T, (shtetas turk) pasi mjeti i tij tip “kamion” doli nga rruga në një urë të ngushtë dhe rrezikonte të binte në humnerë.

“Pas organizimit të punës nga Shefi i Trafikut Urban dhe Interurban, punonjës të Policisë Rrugore, të ndihmuar nga banorë të zonës, pavarësisht kohës të ftohtë e rreshjeve të shiut, i dhanë ndihmën e nevojshme dhe nxorën mjetin.

Policia Rrugore e ka ndihmuar drejtuesin e mjetit deri në qendër të banuar, ku dhe morën masa për të ndihmuar drejtuesin e kamionit që të riparonte dëmin e shkaktuar, si dhe i siguruan atij ushqim e mbështetje deri në largimin e tij nga zona e Dibrës. Shtetasi turk gjatë një interviste për një media shprehu falenderime për Policinë Rrugore dhe banorët për ndihmën e dhënë”- thuhet nga policia.