HomeShowbiz

DiCaprio dhe Kardashian, 24 orë pa Facebook

Kim Kardashian, ylli i reality show, njoftoi sot se do të “ngrijë” llogaritë e saj në Facebook dhe Instagram, dhe u kërkoi ndjekësve të saj të bënin të njëjtën gjë.

Qëllimi është një mesazh i qartë për Facebook duke mbështetur fushatën #StopHateForProfit, mjaft më urrejtje për fitimet. 

Kim Kardashian është e fundit nga të famshmit që ju bashkua iniciativës me 24 orë heshtje në Facebook, ku më parë ishin bashkuar edhe Leonardo DiCaprio, Katy Perry, Jennifer Laërence, Ashton Kutcher dhe të tjerë të famshëm.

“Dezinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minon demokracinë. Unë nuk mund të hesht pasi këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe dezinformimit,” shkroi Kardashian, e cili në Instagram ka llogarinë e shtatë më e ndjekur në botë me 188 milion ndjekës.

Mbështetësit e #StopHateForProfit po i bëjnë thirrje Facebook-ut që, ndër të tjera, të ndalojë faqet që nxisin urrejtjen dhe dezinformimin zgjedhor.


TË NGJASHME