HomeShowbiz

Diçka e çuditshme po ndodh në Instagramin e Rinës

Disa javë më parë, reperja e njohur Rina Balaj vendosi të zhdukej nga çdo rrjet social, pa lajmëruar më parë fansat e saj për këtë lëvizje.

Motra e Rinës, Rudina, sqaroi në një status në InstaStory se Rina e kishte marrë këtë vendim për disa arsye personale dhe ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë kështu.

Mirëpo, teksa Rina vazhdon të qëndrojë larg rrjeteve sociale, profili i Rinës është hapur sërish, mirëpo këtë herë ka ndryshuar emrin.

Tashmë llogaria mban emrin e labelit ku bën pjesë reperja, “On Records”. Faqja po përdoret për të promovuar prurjet e reja në “On Records”, ndërkohë që nuk kemi ende asnjë lajm nga Rina.


TË NGJASHME