HomeTeknologji

Diçka misterioze nga hapësira po vjen në Tokë, çdo 16 ditë

sinjal nga hapsira

Sinjalet misterioze radio nga hapësira në mënyrë të përsëritur janë detektuar çdo 16 ditë. Për herë të parë, studiuesit kanë vërejtur një model në një seri sinjales që vijnë nga një burim i vetëm 500 milion vjet dritë nga Toka.

Sinjale të shpejta radio, ose ndryshe FRB, janë hove të forta të valëve radio në hapësirë me një gjatësi prej mili-sekondash. Sinjalet individuale të radiove lëshohen një herë dhe nuk përsëriten. Por, që tëpërsëriten në seri të shpejtë, valët duhet të jenë të shkurtra dhe të forta.

Midis 16 Shtator 2018 dhe 30 Tetor 2019, studiuesit në projektin Canadian Hydrogen Intensity Mapping Experiment/Fast Radio Burst Project, zbuluan një model në hovet e vrullshme të sinjalit që ndodhin çdo 16.35 ditë. Gjatë katër ditëve, sinjali do të lëshonte një hov ose dy, çdo orë. Më pas, ai do të shuhej për 12 ditë të tjera.

Sinjali radio me hove të vrullshme të përsëritura është FRB 180916.J0158 + 65. Vitin e kaluar, bashkëpunimi CHIME / FRB zbuloi burimet e tetë sinjaleve të reja të përsëritura të shpejta, duke përfshirë këtë sinjal. Sinjali i përsëritur u gjurmua në një galaktikë masive spirale rreth 500 milion vite dritë larg.

Studiuesit shpresojnë se duke gjurmuar origjinën e këtyre sinjaleve misterioze, ata mund të përcaktojnë se çfarë i ka shkaktuar ato. Deri më tani, ata kanë gjurmuar sinjale me hove të vrullshme të shpejta, të vetme dhe të përsëritura, në burime të ndryshme, gjë që thellon misterin.

Sinjali i parë radio me hove të vrullshme, i përsëritur, FRB 121102, e ka origjinën nga një galaktikë të vogël që ka yje dhe metale.

Në studimin e publikuar, studiuesit marrin në konsideratë shkaqet e mundshme, si për shembull lëvizja orbitale e një ylli ose një objekti që lëviz në periferi të galaktikës. Autorët e një studimi tjetër të publikuar, të cilët u konsultuan me studiuesit që zbuluan modelin e sinjalit misterioz, sugjerojnë se shkaku mund të vijë nga një yll neutron dhe një sistemi binar i hershëm i tipit OB.

Yjet neutron janë më të vegjlit në univers, mbetjet e supernovave. Diametrat e tyre janë të krahasueshëm me madhësinë e një qyteti si Çikago apo Atlanta, por ato janë trupa qiellorë me densitet shumë të lartë, me masa më të mëdha se ai i diellit tonë. Yjet e tipit OB janë yje të nxehtë dhe me etë të shkurtër. Ndërveprimi midis këtyre dy trupave qiellorë dhe era që del nga ylli i tipit OB, mund të ndikojë në përsëritjen e sinjalit sipas modelit të FRB.

Të kuptuarit e këtyre hoveve të vrullshme të shpejtë të sinjalit radio mund të ndihmojë astronomët të mësojnë më shumë rreth vetë universit. Sa më shumë shpërthime të tilla të mund të gjurmojnë, aq më mirë mund të jenë në gjendje të përdorin sinjalet për të kuptuar sesi materia shpërndahet në univers. Studiuesit besojnë se vëzhgimet në të ardhmen mund t’i ndihmojnë ata të përcaktojnë nëse shpërthimet e tjera të përsëritura të shpejta kanë një model. Në atë mënyrë, ata do të dinë nëse kjo lloj periodiciteti është përjashtim ose sjellje rutinë.


TË NGJASHME