Lajme Showbiz

Diddy thotë se Cassie e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Zbulohet arsyeja pse P.Diddy dhe Cassie i dhanë fund lidhjes së tyre shumëvjeçare.

Ndarja e tyre në tetor të vitit të shkuar, i shokoi gjithë fansat.

Mirëpo nga asnjë palë nuk u zbardh arsyeja e vërtetë që i dha fund lidhjes së tyre jo pak, por 10 vjeçare, pasi në nëntor reperi i njohur humbi ish-të dashurën, Kim Porter, me të cilën gëzon tre fëmijë.

Cassie tashmë e ka tejkaluar ndarjen nga Diddy dhe po takon një person të ri.

Megjithatë, Diddy nuk ka pritur lajmet se Cassie ka filluar lidhje të re.

Në këto ditë fillim viti Diddy ka deklaruar për mediat se është ”i bindur” se ish- e dashura Cassie, e ka tradhëtuar me të dashurin e saj të ri Alex Fine, i cili sipas Diddy-t është trajneri personal që ai e kishte punësuar për këngëtaren.

Kjo deklaratë dhe ”bindje” e 49-vjeçarit vjen pas fotove të publikuara në rrjetet sociale të dy të sapo lidhurve.

Burimet tjera të afërta me Cassien dhe Alex refuzuan këto pohime, duke thënë se dyshja nuk filluan të takoheshin derisa nuk ndodhi ndarja.

Cassie nuk e ka fshehur dashurinë për 25 vjeçarin në rrjetet sociale, edhe pse Diddy publikisht i kërkoi që të ribashkoheshin./telegrafi.com

Related posts

Krim i rëndë në Memaliaj, djali vret të atin me sëpatë

Klaudia gotanews

Limonadë shafrani që të ndiheni sa më mirë

egla tuka

Nis në Gjykatën e Durrësit vlerësimi masave të sigurisë për 18 të arrestuarit

Mila
Na Kontaktoni!