HomeShëndeti

Dietat më të përdorura nga Vipat dhe që kanë dhënë rezultat

Dieta me 5 faktorë

E krijuar nga trajnerja e yjeve Harley Pasternak, dieta me 5 faktorë, vjen nga numri i elementëve që përfshihen- proteina, karbohidrate komplekse, fibra, yndyrna dhe lëngje. Ata persona që ndjekin këtë dietë konsumojnë pesë vakte në ditë me receta që përmbajnë vetëm 5 përbërës. Një ditë në javë është e lejueshme të hash çfarë të duash. Vipat që ndjekin këtë dietë: Eva Mendes, Alicia Keys, Lady Gaga, Megan Fox, Kate Beckinsale, Katy Perry, Amanda Seyfried.

Dieta e freskët

Kjo dietë përfshin gatime të pregatitura nga shefa kuzhine që të vijnë menjëherë në shtëpi. Vaktet përgatiten sipas peshës që dëshiron të humbasësh, sa aktivitet fizik kryen në ditë, cilat ushqime të pëlqejnë dhe cilat jo dhe madje ofron edhe opsione pa gluten dhe vegjetariane. Vipat që ndjekin këtë dietë: Paula Abdul, Olivia Munn, Maria Menounos, Shenae Grimes.

The zone diet

E zhvilluar nga shkencëtari Dr. Barry Sears kjo dietë përfshin marrjen e 40% të kalorive ditore nga karbohidratet, 30% nga yndyrnat dhe 30% nga proteinat. Sipas Sears, balancimi i aminoacideve me karbohidratet ndihmon në kontrollin e urisë dhe mbi-ngrënies. Personat që e ndjekin këtë dietë hanë tre vakte të kontrolluara dhe dy herë mes vakteve për të kontrolluar urinë. Bukuroshja Hollivudiane Jennifer Aniston e pëlqente aq shumë këtë dietë saqë disa e kanë quajtur edhe “ Dieta Jennifer Aniston.” Vipat që e ndjekin: Jennifer Aniston, Demi Moore, Sandra Bullock.

Lëng i shtrydhur

Kjo dietë përfshin konsumimin e lëngjeve çdo mëngjes. Çdo pije e cila përmban përbërës ushqyes është krijuar për të zëvendësuar vaktet dhe alkoli, kafeina dhe nikotina duhet të shmangen.  “Nuk ka ditë që nuk konsumoj një lëng jeshil- me spinaq, kastravec, lakër jeshile dhe selino” shprehet Nicole Richie.

Gjëra të freskëta

Kjo dietë siguron kalori të kontrolluara, karbohidrate të ulëta, shumë proteina dhe vakte të freskëta të gatuara nga një shef me 5 yje që ta sjell vaktin direkt në shtëpi. “Ushqimi është i mirë dhe nuk kam nevojë të mendoj për të,” thotë Sofia Vergara. Por pjesas më e mirë? Ka edhe ëmbëlsirë. Vipat që e ndjekin këtë dietë: Sofia Vergara, Ricki Lake, Lauren Conrad, Jennifer Lopez, Julie Ben.

Sunfare

Ky plan diete i cili të vjen direkt në derën e shtëpisë ofron tre vakte të personalizuara dhe dy ushqime mes vakteve kryesore. E gatuar sipas shijeve personale dhe peshës që doni të arrini nuk ka planifikim menuje. Vipat që e ndjekin: Audrina Patridge, Eva Longoria, Britney Spears, Garcelle Beauvais, Kim Kardashian.

The south Beach Diet

Kjo dietë është një dietë për personat që e adhurojnë ushqimin sipas website-it të tyre. E ndarë në tre faza, thuhet se programi eleminon dëshirën për të ngrënë, dhe humbet peshë për të mos e rrimarë më. Nuk ka numërim kalorish apo porcione strikte por ata persona që e ndjekin këtë dietë duhet të heqin dorë nga orizi, buka, patatet, makaronat dhe frutat të paktën për dy javë. Me pak fjalë zëvendëson ‘karbohidratet e këqija’ me ‘karbohidrate të shëndetshme’. Vipat që e ndjekin: Kim Cattrall, Nicole Kidman, Oprah, Eva Mendes, Bill Clinton.

 

 


TË NGJASHME