HomeShowbiz

Diferencë e hershme, si dukeshin Kate dhe Meghan para epokës Mbretërore

 Kate Middleton dhe Meghan Markle patën gjithmonë një marrëdhënie shumë të komentuar mes njëra-tjetrës. Kate, me elegancën dhe klasin e saj si gjithmonë, duke tentuar të dalë jashtë ‘kornizave’ mbretërore.

Middleton prej kohësh është në qendër të vëmendjes në artikujt e modës, pasi përzgjedhja e saj lidhur me paraqitjen në tërësi e ka klasifikuar shpesh si ndër të veshurat më mirë, në evente apo organizime të ndryshme. Sapo Markle u bë pjesë e familjes mbretërore, të njejtat komente nisën edhe për të. Por, si dukeshin vajzat para se t’u bënin princesha?

Nga fotot e mëhershme, Kate duket se ka preferuar më shumë veshjet e rehatshme e sportive. Xhinse, çizme të sheshta, xhaketa, bluza pambuku – me pak fjalë, gjithçka të kundërt me paraqitjen e viteve të fundit.

Ndryshe duket Kate për të cilën puna në televizion dhe industrinë e filmit ka bërë që fotot e mëparshme të saj t’i qendrojnë elegancës: fustane e funde, kombinuar me taka, ashtu sikurse një pamje gjithmonë e kuruar, siç i ka hije një aktoreje.

Epo, këto foto mjaftojnë për të treguar se diferenca mes vajzave ka qenë e hershme.


TË NGJASHME